Ndahet nga jeta një nga parodistët e Vlorës

1264
0

Një nga katër paradositët e Vlorës, ka ndërruar jetë. Muhamet Lika ndodhej në Itali për një vizitë mjekësore. 65-vjeçari prej kohësh vuante nga një sëmundje në zemër.

Muhamet Lika ishte kuruar disa herë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por pas vizitës së fundit në Itali, ka humbur jetën.

Aktori kishte bërë për vete shqiptarët jo vetëm me humorin e tij në role të ndryshme, por edhe me këngët që i shoqëronte rolet. Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo si dhe Muhamet Lika, që njihen ndryshe si parodistët e Vlorës, kanë bërë për vete këdo me humorin e tyre.

Muhamet Lika numëron qindra role humori në skenat shqiptare. Muhamet Lika është nderuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”