Një mesazh emocionues që duhet ta lexoni patjetër.. Mësuesja: “..më duket se e ke keqkuptuar pyetjen”

Një herë një mësuese filloreje u la një detyrë nxënësve të saj. Ajo u kërkoi të shkruanin se çfarë do të donin të bëheshin, kur të rriteshin. Disa shkruan se donin të bëheshin astronautë, disa aktorë, disa këngëtarë dhe disa të tjerë shkencëtarë. Ndër gjithë fletët e dorëzuara, ajo dalloi njërën si më të veçantë. Një djalë kishte shkruar: “I lumtur”.

Mësuesja shkoi drejt djalit dhe i tha: “Xhon, më duket se e ke keqkuptuar pyetjen”.

Ndërsa ai ia ktheu: “Mësuese, më duket se ju keni keqkuptuar jetën”.

Nuk e di se çfarë ka ndodhur me ne, por përkufizimi ynë për suksesin ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës. Sot, suksesi është i lidhur ngushtë me fuqinë që të jep paraja. Luftojmë shumë të pasurohemi me mendimin se ashtu do të fitojmë sukses dhe në atë mënyrë do të fitojmë lumturi. Në mendje më vjen një thënie e Jim Carrey-t: “Do të doja që gjithkush të ishte i pasur dhe të bënte çdo gjë që dëshironte për të kuptuar se paraja nuk është gjithçka”.

Ajo që ai nënkupton, është se lumturia është gjithçka dhe lumturia është një punë e brendshme. Është përpjekja për t’u përmirësuar dhe për të qenë një njeri më i mirë. Është dëshira për t’i ndihmuar të tjerët, për t’i mbështetur ata dhe për të falur dashuri.

Ne jemi kaq të zënë me teknologjinë dhe celularët tanë, saqë harrojmë se ajo që ka rëndësi është lumturia. Kur dalim nga shtëpia, kontrollojmë nëse kemi marrë me vete portofolin, çelësat dhe celularin, por harrojmë të përqafojmë njerëzit e dashur që mund të mos i shohim sërish në darkë. Mos u çudit. Jeta është plot me të papritura. Askush nuk ta garanton që në darkë do t’i shohësh sërish familjarët e tu, ndaj fal dashuri. Lumturia është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe ajo s’mund të blihet me para…

Nese ju pelqeu ndajeni me miqtë këtë mesazh..

- Advertisement -

Vajza nuk ia hapte qëllimisht telefonin nënës, por kur mori pushimet e dimrit, e gjeti shtëpinë bosh!

Kur shkova në kolegj, nëna ime gjithmonë më telefonte dhe më pyeste si isha… Sa më shumë që thirrte në telefon, aq më e paduruar...

Historia mbresëlënëse e bujķut të zgjuar dhe mbretit që përloti botën. Do merrni mësim të mirë për jetën

Diku një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lëvronte arën. Ai pa se bujku ishte i gëzuar...

Një ndër fjalimet më të bukura/ Kam miliona dollarë, por nuk e blej dot shëndetin..

Historia e botës është e mbushur me fjalime të fuqishme, frymëzuese, fjalime këto që në disa raste kanë ndyshuar historinë, kanë ndryshuar botën dhe...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.