Hap gojën “financieri” i Habilajve, ja emri i zyrtarit të lartë shqiptar që nxjerr në Itali… “Vijon të jetë në detyre”

526
0

Duket se nuk kishte besim te drejtesia shqiptare, pasi e kishte kycur gojen sa ishte ne burg,  por me te vajtur ne Itali, pas ekstradimit, Nezar Seiti, i konsideruar si “financieri” i Habilajve, ka dëshmuar para prokurorëve italianë për përfshirjen e tij në organizatën kriminale të Moisi Habilajt.

Por ajo qe eshte me interes për hetimet në Shqipëri eshte emri që Nezar Seiti ka përmendur, për një zyrtar të drejtësisë shqiptare, i cili ndihmonte grupin kriminal.

Emri i zyrtarit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, por burimet e Panorama, thonë se ai vijon të jetë në detyrë. Gjithashtu, Seiti është pyetur edhe për Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm që është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pritet që këto ditë të vijë procesverbali i dëshmisë së Nezar Seitit në Shqipëri, i cili do t’i bashkëngjitet dosjes “Tahiri-Habilaj-Sota”. Seiti u ekstradua në Itali me kërkesë të tijën, por në kushtet kur ai po procedohej edhe në Shqipëri krijoi një skandal, pasi ligjet thonë se ai s’mund të ekstradohej.

Ekstradimi i Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i grupit të Moisi Habilajt ka vënë në vështirësi hetimet për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është nën hetim nga Krimet e Rënda për “trafik droge” dhe “korrupsion”, i dyshuar për lidhje me grupin famëkeq të Moisi Habilajt. Në një kohë që vendimet e fundit gjyqësore për çështjen “Tahiri” kanë qenë disi në favor për ish-ministrin, ekstradimi i Nezar Seitit duket se e vë në një pozicion mjaft të vështirë organin e Akuzës.