Një lajm i rëndësishëm për të gjithë ata që nuk kanë patentë: Nga 1 marsi hyn në fuqi…

816
0

Nese keni nderment te pajiseni me patente, duhet te keni kujdes pasi tashme do te hyjne ne fuqi rregulla te reja. Duke filluar 1 marsi i këtij viti. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se është hartuar pyetësori i ri për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, dhe B 2018.

“Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në testimin e kandidatëve për lejedrejtimit, do të aplikohen testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratuar me Udhëzimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr.682/4, datë 01.04.2016”-thuhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Referuar të njëjtit njoftim mësohet se është hartuar përmbajta e pyetjeve, përshtatja me figurën që përfaqëson situatën në rrugë dhe përgjigja e saktë ose e gabuar. Mësohet se në bazë të Udhëzimit të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr. 682/4, datë 1.4.2016 “Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave dhe specialistëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor”, duke filluar nga data 01.01.2017 e në vazhdim personat e interesuar e fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti rrugor, kur u përgjigjen në mënyrë korrekte jo me pak se 90% të pyetjeve që përmban testi.

Regjistrimi
Zyra përkatëse e DRSHTRR-së, pas dorëzimit të dokumenteve nga përfaqësuesi i autoshkollës, miraton regjistrimin e kandidatit në kursin e përgatitjes teorike pasi shqyrton plotësimin e kritereve si kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale dhe të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi.