Nje lajm i keq per vendin tone, nuk ndodhte qe prej vitit 97, ja cfare ka ndodhur

5863
0

Vendi yne ka pesuar nje rënie ekonomike me 10% në tremujorin e dytë, më e forta që prej vitit 1997.

Në vendin tone, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBP) shënoi një rënie të fortë, duke u tkurrur me 10.29 përqind në tremujorin e dytë të vitit, si pasojë e pandemisë COVID 19. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave, me përjashtim të Bujqësisë dhe sektorit të Pasurive të patundshme, të gjitha degët e tjera të ekonomisë kanë rregjistruar rënie të fortë.

Të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e dytë të 2020, nuk përbëjnë ndonjë surprizë të veçantë, duke qenë se bëhet fjalë për periudhën gjatë së cilës thuajse çdo aktivitet ndali si pasojë e masave shtrënguese të ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID 19. Tkurrja me 10,29 përqind përbën megjithatë rënien më të fortë të rregjistruar që prej vitit 1997.

Sipas Institutit të Statistikave, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor, ishte grupi me rënien më të madhe me 26,35 përqind. Ky është dhe grupi që kontribuoi me shumë, me 4.11 pikë përqindje, në tkurrjen e përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Industria dhe Ndërtimi, dy sektorë të tjerë me peshë, ranë përkatësisht me 13,14 përqind dhe 10,93 përqind. Së bashku ato kontribuan me 2.35 pikë përqindje në Proshimin e Brendshëm Bruto.