Një javë pas aksidentit, askush nuk po merrte guximin: Ja kush ia dha lajmin tragjik Evisa Prekës..

921
0

Një javë pas aksidentit tragjik ku humbi jetën 43-vjeçari Edmond Preka, dy vajzat e tij 10 dhe 5 vjeçe si dhe djali 8 muajsh, bashkëshortja e tij dhe nëna e fëmijëve ka mësuar lajmin e kobshëm.

37-vjeçarja Evisa Preka, e mbijetuara e vetme e aksidentit, është transportuar nga spitali i Shkodrës në drejtim të atij të Durrësit, ku ndodhet dhe familja e saj.

Atje, babai i saj i ka dhënë lajmin se bashkëshorti i saj dhe 3 fëmijët nuk jetojnë më.

Mësohet se në momentin që ka mësuar të vërtetën, 37-vjeçarja ka shpërthyer në lot e ulërima, ndërsa mjekët e spitalit të Durrësit i kanë dhënë një dozë të fortë ilaçesh për ta qetësuar dhe për të mbajtur nën kontroll parametrat e saj jetësorë, pas mësimit të lajmit tragjik.