Një izolim i dytë për shqiptarët, flet zv ministrja e shendetesise: Këto janë dy skenarët..

1229
0

Gjatë javës së fundit ne vendin tone janë rritur ndjeshëm rastet e reja me Covid, ndërsa shqetesimi për një izolim të dytë është i pranishme tek qytetaret.

Numri i të infektuarve po ka arritur 300 raste në ditë.

Që prej javes së kaluar ka nisur zbatimi i mbajtjes së maskës ne ambiente te hapura dhe te mbyllura, si një nga masat parandaluese për përhapjen e infeksionit.

E ftuar në “Wake Up”, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tregoi skenarët që mund të na çojnë në një mbyllje të dytë, dhe që sipas saj lidhen kryesisht me numrin e personave që humbin jetën, dhe të atyre që kanë nevojë për kujdes spitalor.

“Treguesit janë shumë kompleksë, nuk ka një tregues të vetëm, të cilit ne duhet të bazohemi që të vendosim për të bërë mbylljen e disa aktiviteteve”, – tha ajo.

“Natyrisht që është një gjë që po mundohemi shumë të parandalojmë, por është një problem që ne e diskutojmë mjaft”.

“Është një gjë që nuk duam ta rekomandojmë, pavarësisht se qëllimi kryesor është mbrojtja e jetës së qytetarëve, është ruajtja e shëndetit të tyre dhe do të merren të gjitha masat, të cilat shkojnë në radhë të parë në ruajtjen e shëndetit fizik të tyre”, – theksoi Rakacolli.

Por, treguesit të cilët do të na çojnë që të bëjnë një rekomandim të tillë janë shumë kompleksë. Numri i jetëve të humbura dhe numri i atyre që kanë nevojë për marrjen e kujdesit intensiv.

“Pra, një ndërthurje e këtyre numrave, një analizë e thelluar në ndërthurjen e këtyre numrave mund të na çojë në atë masë”, deklaroi Rakacolli.

Shtetet fqinjë si Italia, Greqia kanë nisur zbatimin e protokolleve të reja më të rrepta për sa i përket sistemit arsimor, por edhe të  lëvizjes së qytetarëve dhe aktiviteteve të bizneseve. Janë rikthyer kufizimet e lëvizjes me orare. Po mbyllen bare dhe restorante në shtete të ndryshme të Evropës, ndërsa po ashpërsohen masat, ku edhe nuk përjashtohet një izolim i dytë.