Një ditë para Kuvendit, ja cfare po ndodh në selinë blu

168
0

Ka nisur pasditen e sotme në selinë blu mbledhja e kryesisë së kësaj partie.

Bëhet me dije se vendimi i parë i marrë nga kryesia është ngritja e një Komisioni Statutor.

Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të ditës së shtunë, 18 Dhjetor.

Një ditë para referendumit të paralajmëruar për ditën e nesërme për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar komisionerëve.

Berisha thotë se rëndësi ka transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute të çdo vote.

Bëhet e ditur gjithashtu se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ka dërguar një mesazh të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Në mesazh thuhet se “pjesëmarrja e secilit prej nesh, është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo”.