Nisma e re e DPSHTRR-së: Denonconi me foto e video automjetet që nxjerrin shumë tym apo kanë anomali!

501
0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërmarrë një nismë që në thelb nxit qytetarët që të denoncojnë rastet e konstatimit të ndotjes nga automjetet.

REAGO! DENONCO me foto/video online për ndotjen nga mjetet dhe anomali në transportin rrugor, në webin e ri: www.dpshtrr.gov.al. I zoti i mjetit ndotës do të detyrohet të riparojë difektin me afat e të rikolaudohet! 

Përndryshe bllokim i çdo praktike si individ/subjekt me DPSHTRR, masa e ndalim qarkullimi! Subjekti kundravajtës do penalizohet! Sinjalizo online mbi kundravajtje në transport pasagjerësh e mallrash!” shkruhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

Institucionet dhe organet që informohen dhe ndërveprojnë: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, DPSHTRR, Krimi Ekonomik – Policia e Shtetit, Task-Forca e Transportit Rrugor, Hetimi Tatimor, Policia Rrugore, SGS, ISHT, Instituti i Transportit, Bashkitë, Prefekturat, ISHMPUT, etj!/scan/