Dako përkrah futbollistit dhe këngëtares së njohur

467
0

Pas ish-deputetit Petrit Vasili, të cilit raportohet se i është mohuar e drejta për të hyrë në Amerikë, një tjetër zyrtar nga Shqipëria u shpall non grata. Departamenti Amerikan, shpalli si person të padëshiruar kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, njëherësh drejtues i PS në këtë qark dhe i njohur gjërësisht për raportet e ngushta me kryeministrin Edi Rama.

Por personat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë shpallur non grata, janë të shumtë dhe ka një spektër shumë të gjerë duke filluar që nga Britania e deri në Afrikën e Jugut. Sipas një kërkimi të bërë në motorin e kërkimit Google, rezulton se persona non grata janë të shumtë.

Në listën e gjatë bëjnë pjesë njerëz shumë të famshëm dhe të njohur duke filluar nga futbollisti Maradona, dhe tek këngëtarja, Emy Winhouse. Por në këtë listë bën pjesë dhe një personazh shumë i njohur nga Afrika e Jugut, lideri Nelson Mandela, por më pas ai është hequr nga lista e zezë.

Lista e plotë:

  • Hamid Aboutalebi
  • Gerry Adams
  • Lily Allen
  • Diego Maradona
  • Amy Winehouse
  • Nelson Mandela.