Ish kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Forca politike të cilën ai e themeloi në vitin 1990, dhe që e udhëhoqi deri në vtin 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të atij viti, e “vrau” liderin historik pas presionit amerikan.
Lulzim Basha, tha se ky akt vjen pasi Departamenti amerikan i shtetit i ka ndaluar ish kryeministrit dhe ish presidentit të vendit, dhe familjes së tij, hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Pas përjashtimit nga grupi i PD, Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që të bëjë gjithçka për marrjen e PD-së.
“Do të bëj gjithshka për rivendosjen e sovranitetit të PD-së, rikthimin e saj në ato parime të cilat i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme, Lulzim Basha dhe pa të cilat, forca politike është një fasadë opozitë””, deklaroi ai.
Ky vendim, edhe pse rrit vlerësimin amerikan për Bashën, mund ta përçajë edhe më tej PD, pasi Berisha ka ende ndikim në Parti. Dhe duket se “Revolta” ka nisur.
Në muret e selisë së PD-së, gjatë natës është varur një banderolë që lexon: Basha ik!
Slogan ky që kryedemokrati Lulzim Basha ka përdorur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që sot është paralajmëruar se do të ketë edhe një tubim para selisë blu para se deputetët të shkojnë në Kuvend në orën 10:00