Nis regjistrimi në kopshtet e Tiranës, afati dhe dokumentet që duhet të plotësoni

Këtë fillim jave ka nisur regjistrimi i fëmijëve pranë kopshteve publike të Tiranës. Drejtuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Zhaneta Beqiri tha se aplikimi bëhet vetëm për ata fëmijë që nuk kanë frekuentuar më parë çerdhet publike, pasi për ata që ndjekin çerdhet kalimi në kopësht bëhet automatikisht.

“Regjistrimi për kopësht është nga data 12 deri më 23 Qershor, janë për fëmijët që frekuentojnë për herë të parë kopshtet publike të bashkisë së Tiranës.”

Priroritet për të siguruar një vend në kopshtet publike kanë fëmijët më nevoja të veçanta dhe që ata që i kanë të dy prindërit në punë, pasi kapacitetet e këtyre institucioneve janë për të pritur vetëm 12 mijë fëmijë.

“Kemi 50 kopshte në Tiranë qytet dhe këtyre kopshteve e çerdheve pritet t’u shtohen dhe 4 objekte të reja. Të gjitha këto në kapacitetin e tyre me kopshtet në periferi, ne mund të presim maksimalisht 12 mijë fëmijë në vit. Kategori prioritare do të jenë fëmijët me nevoja të veçanta.”

Aplikimin prindërit mund ta kryejnë fizikisht pranë kopshtit ku synohet regjistrimi i fëmijës nga 09:00 deri në orën 14:00.

- Advertisement -

Ndryshon kursi i këmbimit, ja me sa blihet sot Euro dhe Dollari

Sot, më 25 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë. Franga...

“Reshje intensive deri diten e..” Sinoptikania zbulon çfarë pritet me Motin ditët në vijim..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ne ditet ne vijijm pritet te mbetemi ne kushtet e motit te paqendrueshem. Reshje me intensitet mesatar nga e merkura deri...

“Do ju kapim dhe nuk do të futeni kurrë në Amerikë” Paralajmërimi i fortë nga ambasada amerikane per shqiptarët: As mos e ëndërroni të...

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një paralajmërim të prerë nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Kristi Noem, drejtuar atyre që synojnë të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.