“Ngushëllime familjarëve, falje Policisë së Shtetit”, ja cfare deklaroi Arjan Tase në Gjykatën e Vlorës

940
0

“Ngushëllime familjarëve, falje Policisë së Shtetit”, këto kanë qenë fjalët e vetme që ka artikuluar Arjan Tase në Gjykatën e Vlorës.

Sipas burimeve, Arjan Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Vlorës, e cila ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjan Tasen. Ish-shefi i policimit në komunitet, Arjan Tase është përballur sot në Gjykatën e Vlorës me akuzën e “Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte”.

Kjo është akuza me të cilën Prokuroria ka dërguar në Gjykatë për ish-efektivin, që paraditen e 2 Gushtit duke drejtuar një mjet lundrues që goditi për vdekje 7-vjeçaren, Jonada Avdia.

Seanca për caktim të masave të sigurisë ka nisur që në orën 10:30 dhe është mbyllur rreth orës 13:30.