Ngrihet një tjetër pistë hetimore mbi motivin e vrasjes së Pëllumb Metës

148
0

Ngrihet një tjetër pistë hetimore mbi motivin e vrasjes së Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij.
Një mbishkrim në murin e kasolles, ku u gjet i groposur trupi i Pëllumb Metës ka nxitur grupin hetimor drejt një tjetër piste për zbardhjen e motivit të krimit.
“Eni milioneri, 1 000000 $, miljoner”, ky mbishkrim në murin e brendshëm të kasolles, ka tërhequr vëmendjen e grupit hetimor, pas kontradiktave të shumta në deklaratat e fëmijëve të arrestuar.

Prokuroria e Durrësit ka vendosur t’i kërkojë informacion Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për pronat e paluajtshme të Pëllumb Metës.

Edhe në senacën gjyqësore të mbajtur më datë 26 shkurt, çështja e pasurisë së Pëllumb Metës u soll përpara togave të zeza nga Hygerta Meta.

E pyetur nga gjykatësja Shpëtime Pitaku, se përse prindërit nuk divorcoheshin në rast se kishin kaq shumë konflikte më njëri-tjetrin, 19-vjeçarja tha se Pëllumb Meta nuk donte të ndahej nga Blerina Meta “sepse kishte frikë se do të humbte gjysmën e pasurisë”.

“Ai ndoshta do të na vriste ne ose mamin, që ta mbante pasurinë të gjithën për vete”, tha ndër të tjera më 26 shkurt Hygerta.