Ngjarjet tek ‘Shefqet Ndroqi’, neurologu nga Amerika tregon arsyet dhe u bën thirrje shqiptarëve

1172
0

Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias Gentian Toshkezi, foli lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Mjeku u ndal te rastet e rënda të dy pacientëve me koronavirus te Covid-2 Shefqet Ndroqi.

“Problemet mendore kanë ardhur në rritje kudo në botë. Koronavirusi i rriti dhe agravoi edhe më tepër këto probleme. Duhet një sistem i tërë i lidhur, që të funksionojë. Në Shqipëri secili mjek apo infermier duhet të jetë i vëmendshëm ndaj këtyre pacientëve, që paraqesin shenja ankthi.

Në momentin që shohin këto shenja duhet të vënë një alarm për t’i mbrojtur këta pacientë. Edhe shoqëria, media duhet të flasë me tepër për këto probleme. Rekomandimi i vazhdueshëm për këtë periudhë kanë qenë vitamina C, ushqimi i shëndetshëm, palestra për të mbajtur trupin të shëndetshëm, etj”, u shpreh neurologu.