Skip to content

Ngjarje e rëndë/ Vret veten brenda komisariatit të Fierit inspektori i policisë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda komisariatit të Fierit, ku një punonjës policie i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

    Sipas informacioneve paraprake polici me gradëbn inspektor i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

    Mësohet se viktima është Kastriot Fafa, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.

    Burime nga policia bëjnë të ditur se Fafa, Oficer i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, ka vrarë veten me armën e shërbimit pasi ka mbaruar shërbimin.

    Nuk dihen ende shkaqet që e kanë detyruar oficerin e policisë të ndërmarrë një akt kaq fatal për jetën.

    Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.