Ngjarje e rëndë/ I riu fut vajzën 8-vjeçare në një valixhe dhe e rrëmben

340
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filipine, ku një vajzë e mitur u rrëmbye dhe u mbajt në një valixhe nga kujdestari i banesës së familjes së saj.

Fatmirësisht vajza ka arritur të shpëtojë për shkak të ndërhyrjes së kohë të autoriteteve vendase. E gjithë situata ndodhi kur e vogla Jin Nichole You po kthehej në shtëpinë. Mungësën e saj e vuri re e ëma, e cila kontrolloi kamerat e sigurisë së banesës dhe u shokua kur pa një person të panjohur me kapuç brenda në pronë.

Kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur autori e tërhiqte zvarrë një valixhe të madhe të zezë ku besohet se ka fshehur vajzën.

Autori u gjet në një apartament në të njëjtën zonë disa orë pas ngjarjes. Në pranga ra një 32-vjeçar i quajtur Godiflor Rama, i cili ishte kujdestari i banesës ku jetonte viktima dhe prindërit e tij.

VIDEO