Turqia nuk gjen qetësi, tronditet sërish nga tërmeti

455
0

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.9 gradë të shkallës Rihter është regjistruar në pjesën lindore të Turqisë.

Lajmi u bë i ditur nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Sipas EMSC epiqendra e tërmetit ishte shtatë kilometra në jugperëndim të qytetit të Malatya, i cili ka një popullsi prej rreth 441,000 banorësh.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.