Ngjarje e rëndë/ Gjendet e varur në shtëpinë e saj policja shqiptare, dyshohet se…

1915
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një efektive policie ka ndërruar jetë.

Mediat vendase raportojnë se efektivja është gjetur pajetë në banesën e saj në Gjilan, ku ishte varur. Paraprakisht dyshohet se ajo ka kryer vetëvrasje në kushte të rënduara psikologjike, teksa pritet që hetimet të zbardhin më shumë detaje. Ndërkohë, trupi i saj është dërguar në morg, ku pritet që t’i nënshtrohet dhe autopsisë.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante.