Ngjarje e pazakonte ne Shkodër, Ishin duke punuar në rrobaqepsi, 6 persona përfundojnë në spital

1344
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në një rrobaqepsi, në Shkodër.

Mësohet se gjashtë punonjëse janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Në lagjen “Skënderbeg”, duke punuar në rrobaqepësinë pranë një shoqërie, 6 punonjëse kanë pësuar një reaksion alergjik, të cilat pas mjekimit në spital u larguan në banesa, ndërsa njëra prej tyre po merr ndihmë mjekësore në spital, pa probleme për jetën. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë lokale.

Nuk dihen ende SHKAQET QË CCUAN NË KËTË KOMPIKACION SHËNDETËSOR.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ndjekje të mëtejshme