Ngjarja ne Velipoje, reperi i njohur ofron ndihmë për familjen e 20 vjeçarit

441
0

Capital T ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Velipojë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Pas përplasjes mes pronarëve të hotel “Fantazia” dhe të hotel “Gocaj” , në mesin personave qe humben jeten ishte dhe 20 vjeçari jetim, Musaen Zeneli, i cili sapo kishte filluar punën në hotelin Gocaj.

Dita e parë e punës ishte fatale dhe rezultoi të ishte dhe dita e fundit e jetës. Reperi është ofruar të paguajë shpenzimet e familjes për funeralin e të ndjerit pasi nëna e tij nuk do të mund të përballonte koston e shpenzimeve.

“Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, shprehet Capital T.