Ngjarja e rende ne Himare, gruaja e ministrit Çuçi habit: Ndodh kudo! Nuk e kuptoj pse tek ne reagojne ne kete menyre..

Pas ngjarjes se ndodhur në plazhin e Himarës, reagon Delina Fico, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Fico shkruan në një postim në rrjetet sociale se ngjarje si ajo e djeshmja në Himarë ndodhin kudo, në çdo vend të botës.

“Domethënë ti po thua që në vende të tjera të botës nuk ka fare aksidente automobilistike, vrasje me armë, humbje jete për shkak të dhunës kundër grave, përdhunime, humbje jete për aryse të gabimeve mjekësore dhe as policë të caktuar që shkelin ligjin? Në fakt ka.

Lexo gazeta e raporte për Italinë, Spanjën e këdo vend tjetër të botës. Lufta me krimin dhe shkelësit e ligjit është një luftë që bëhet kudo. Nuk kam për të kuptuar kurrë këtë dëshirën për gjykime ekstreme që nisen nga një premisë e pavërtetë sikur vetëm në Shqipëri ndodhin fatkeqësi e krime të caktuara,”-shkruan ajo në rrjetet sociale.

Ndërsa i shoqi ende nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë.

Sot shoqëria civile, e mbështetur nga Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë, kanë paralajmëruar një protestë para Kryeministrisë. Në protestë kërkohet shkarkimi i ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros, kryepolicit Gledis Nanos dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

- Advertisement -

“Gara e pabarabartë”, shpërthen Braçe: Gati për betejë, po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”!

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për herë të parë pasi u vendos në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës. Në një reagim...

Ndryshon sërish Moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, temperaturat pritet te bien ditën e sotme dhe nesër. Ditën e martë priten reshje shiu deri oret e mesdites. Ditën e...

E trishtë/ Shuhet në moshën 43-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja Emilie Decen ndërroi jetë dje, të dielën, në moshën 43-vjeçare, në spitalin Gustave Roussy, në periferi të Parisit, për shkak të komplikimeve nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.