Arrestohet shkencëtari i NASA, bëri paralajmërimin e frikshëm për njerëzimin para se të prangosej. Ja mesazhi i tij..

2
0

Një shkencëtar i NASA-s paralajmëroi se njerëzimi po shkon drejt një katastrofe, pak çaste përpara se të arrestohej nga policia.

Peter Kalmus, i cili është shkencëtar i të dhënave në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s dhe një shkencëtar i asociuar i projektit në Institutin e Përbashkët të UCLA për Shkencën dhe Inxhinierinë e Sistemit Rajonal të Tokës, bëri një thirrje të dëshpëruar për njerëzimin që tha se do të shkojë drejt një katastrofe nëse nuk dëgjohen shkencëtarët për ndryshimet klimatike.

Mesazhi i tij ishte pjesë e një proteste globale të cilës i janë bashkuar 1000 shkencëtarë nga 26 vende të botës me synim për “të paralajmëruar botën” për atë që e pret nëse nuk merren masat për ndryshimet klimatike.

“Ne jemi duke bërë mosbindje civile para bankës amerikane JP Morgan dhe të gjitha bankave në botë, pasi janë ato të cilat kanë bërë më tepër për të financuar projektet për karburantet fosile”, tha ai.

“Unë jam këtu sepse shkencëtarët nuk po dëgjohen. Unë jam i gatshëm të rrezikoj për këtë planet të mrekullueshëm, për djemtë e mi. Dhe ne jemi përpjekur për kaq vite të paralajmërojmë se po shkojmë drejt një dreq katastrofe. Dhe shkencëtarët e botës po injorohen. Ne do të humbasim gjithçka. Dhe ne nuk po bëjmë shaka. Ne nuk gënjejmë. Nuk po e ekzagjerojmë”, tha Peter Kalmus.

“Kjo është për të gjithë fëmijët e botës, të gjithë të rinjtë, të gjithë njerëzit e ardhshëm. Kjo është shumë më e madhe se kushdo prej nesh”, tha ai.

Gjatë protestës Kalmus u arrestua, së bashku me një fizikan, një inxhinier dhe një mësues shkencash, pasi u lidh me zinxhir në derën e bankës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.