Nga Rudina Magjistari, Hygerta Sako e Inis Gjoni: Femrat VIP që u dashuruan me gangsterët në Shqipëri, dhe historitë e tyre

1544
0

Mbrëmja e pardjeshme ka qenë tronditëse për kryeqytetin, pasi si pasojë e përplasjes me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë humbi jetën një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Shkak i sherrit thuhet se ka qenë Elvana Gjata, teksa i dashuri i saj është shpallur në kërkim.

Por rasti i Elvanës nuk është i vetmi, kur të fejuarit apo të dashurit kanë përfunduar në përplasje me armë.

I njejtë është edhe rasti i moderatores Rudina Magjistari.

Para shumë vitesh moderatorja e emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq të “Rruga e Kavajës”, një nga gangsterët më në zë të Tiranës.

27-vjeçarin e vranë më 22 qershor të vitit 1999-të, një krim i ndodhur në periferi të Tiranës.

-Gjithashtu edhe këngëtarja apo regjisorja Inis Gjoni, ka pasur një fat të tillë me të fejuarin e saj.

Në vitin 2002 Inis Gjoni njohu njeriun e zemrës Arian Selimin, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë.

Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge.

Vajza e ekraneve dhe i ndjeri ishin në një lidhje dashurie prej 9 vitesh dhe me lirimin i tij nga burgu çifti rinisi bashkëjetesën, lidhje nga e cila erdhi në jetë vajza.

Një tjetër rast është edhe ai i gazetares sportive Hygerta Sako.

Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 6 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës.

Gjithashtu edhe këngëtarja Fjolla Morina ka pasur një fat të zi, në lidhjen e saj të dashurisë.

Këngëtarja Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth.

Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.

Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007.

Vrasja e ificerit Triumf Riza para disa vitesh tronditi opinionin publik, dhe “shkatërroi” të dashurën e tij, Adelinën, e cila disa kohë më vonë i kushtoi edhe një baladë me titull “Trimit tim”.