Nga Ilir Meta te Sara Hoxha, si u dobësuan të famshmit shqiptarë “brenda ditës”

943
0

E kemi shumë të lehtë të shohim fotot para dhe pas ndryshimit të personazheve të njohura publike. Por e mendoni pak, sesa të vështirë e kanë pasur ata për të arritur peshën normale të trupit. Ashtu si në showbiz-in e huaj, edhe në Shqipëri apo Kosovë, ka shumë histori frymëzimi të figurave të njohura të televizionit dhe mënyrës sesi kanë arritur të dobësohen. Ne po ju sjellim disa prej tyre, ato më interesantet dhe më të bujshme:

Sara Hoxha

Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel, bëri një transformim rrënjësor rreth dy vite më parë. Ajo ka pranuar që ka bërë një ndërhyrje për të arritur trupin që aktualisht ka. Sara iu nënshtrua një ndërhyrje në stomak ose siç quhet ndryshe Gastric Bypass, falë të cilit arriti të humbasë rreth 60 kilogramë. Ajo është shprehur se këtë gjë nuk ua rekomandon miqve të saj, që e pyesin “Si ia dole”.

“Nuk jam askush që të jap këshilla, për sa kohë që nuk munda të humbas peshë në mënyrë të shëndetshme”, ka thënë Sara.

Linda Halimi

Historia e saj është një nga më frymëzueset. Këngëtarja shqiptare rrëzoi plot 50 kilogramë falë stërvitjes së rregullt dhe kujdesit me ushqimin. Ajo madje doli në revistën People, si një frymëzim për të gjithë ata që duan të dobësohen, ku dhe zbuloi dietën ushqimore që e ndihmoi të rrëzonte 50 kilogramë. Kështu, për hidratim, Linda konsumon rreth 1.41 litër ujë në ditë. Linda thotë ndër të tjera se ajo nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites, por gjatë ditës, para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz). Ndërkohë që ka 5 vite pa ngrënë një copë pizza. Nëse do të dini se si janë vaktet e saj, ja ku i keni:

Mëngjes: 3 vezë të skuqura me një filxhan me kërpudha të pjekura në skarë, qepë dhe speca. 1 gotë lëng portokalli.
Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë dhe speca. Ushqim të shpejtë (Snack): 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente ose çaj jeshil.
Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi.
Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe mix manaferrash.

Erik Fullani

Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Erik, i cili u bë i njohur për jetën luksoze që bënte, i habiti të gjithë me ndryshimin drastik në pamjen e tij. Rreth dy vite më parë ai publikoi disa foto, nga ku duket se kishte marrë përmasat e një modeli, me trupin e tij tepër në formë. Eriku mendohet të ketë humbur rreth 40 kilogramë. Por cili ka qenë sekreti i dobësimit? Eriku është përqendruar fort në aktivitete fizike, megjithëse në media thuhet prej kohësh se, këtë pamje e ka arritur jo vetëm falë palestrës por edhe ndërhyrjeve të mjekëve. Ndoshta ka shumë mundësi që ky ndryshim drastik t’i atribuohet edhe ndonjë kure të mirëfilltë dobësimi. Sido që të jetë, Erikut i ka bërë mirë, sa i takon pamjes. Ai tashmë është larg djaloshit me bark, dhe është shndërruar në një mashkull mjaft simpatik.

Ilir Meta

Ishte viti 2013 kur të gjithëve na bëri përshtypje pamja e re e Ilir Metës. Ai arriti gati për 2 muaj të largojë nga trupi i tij më shumë se 30 kilogramë. Në media u shkrua se Meta ka përdorur dietën e të famshmëve “Dukan”, por nga rrethi i tij i ngushtë u shpreh se ai i shtoi ditës së tij shumë sport; një orë vrap, një orë ecje dhe një orë biçikletë që në mëngjes. Veç kësaj ai ka reduktuar gjysmën e ushqimit të përditshëm, duke mos përfunduar ushqimin e një vakti, por duke marrë gjysmën e kalorive të zakonshme. Përpara se të niste këtë regjim, Meta ka bërë një dietë detoksituese, e cila si qëllim kryesor ka jo vetëm rënien në peshë, por edhe largimin e toksinave nga trupi. Oraret janë shumë të rëndësishme për dikë që kërkon të bjerë nga pasha dhe në këtë pikë Ilir Meta është treguar mjaft i rreptë me veten e tij, duke demonstruar kështu një vullnet të hekurt. Po jo vetëm kaq. Ai i është nënshtruar trajtimeve me baltë për tretjen e dhjamrave, që grumbullohen sidomos në bark.

Monika Kryemadhi (10 kg)

Monika që i habiti të gjithë me pamjen e saj krejtësisht rinore gati 5 vite më parë. Ajo u shpreh se këtë e ka arritur falë këshillave të një mikes së saj e cila është mjeke. “Fillova të dobësohem kur pash që isha bërë sa dyfishi i tij (bashkëshorti Ilir Meta)”, është shprehur Kryemadhi në një intervistë në mars 2017. Ajo tregoi se të gjithë e pyesin se çfarë ka bërë, por tha se asgjë më tepër veçse ka kufizuar ushqimin dhe ka ndjekur rregullisht regjimin e një diete. Duket se deputetja e LSI ja ka arritur qëllimit, dhe për këtë nuk ka mohuar edhe një ndërhyrje “nga jashtë” siç e quan ajo:

“Unë kam një shoqe time që është mjeke, një nga mjeket më të mira në Itali, e cila më orienton gjithmonë që të ushqehem mirë dhe të bëj një kontroll të të gjitha analizave të trupit tim, gjë që është shumë e rëndësishme sidomos për gratë si puna jonë, që i kalojnë ‘40-at. Sigurisht që me zhvillimet e shkencës dhe të teknologjisë kemi dhe pak ndërhyrje nga jashtë. Aktualisht jam në një proces peeling të lëkurës…”, është shprehur për “Thumb”.

Big Mama

Këngëtarja Big Mama ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për ndryshimin drastik në peshë. Ajo ka rrëzuar rreth 20 kg nëpërmjet ngushtimit të stomakut, liposkulpturës dhe zvogëlimit të gjoksit. Big Mama ka tentuar edhe më parë të dobësohet, por iu kthye sërish peshës fillestare. Këtë herë ishte gjendja kritike shëndetësore për shkak të mbipeshës ajo që e detyroi të merrte këtë vendim.

Vedat Ademi

Ëshë njohur prej kohësh si këngëtari i preferuar i netëve live në Tiranë. Dhe ata që e kanë ndjekur prej vitesh Vedat Ademin, e dinë se ai nuk ka qenë kaq elegant sa është sot. Por sekreti i këngëtarit në lidhje me rrëzimin e kilogramëve të tepërt, lidhet me regjistrimin në një qendër dobësimi. Falë seancave atje dhe kujdesit me ushqimin, Vedati arriti të rrëzonte rreth 15 kilogramë. Më pas ai ka ditur të ruajë peshën normale me regjim ushqimor dhe sport:

“Sigurisht që mundohem të mbaj regjim dhe vazhdoj të merrem me palestër. Si fillim kam bërë gjashtë ditë në javë palestër, kurse tani 4 ose 5 ditë, varet edhe nga angazhimet që kam. Zakonisht konsumoj peshk dhe pulë, sallatë, sigurisht edhe ushqime të përgjithshme. Më rrallë pasta e brumëra në mënynë time ditore”.