Nga e hena qarkullimi vetem me leje te vecante, ja si te aplikoni online per leje dalje

4041
0

Kryeministri Rama tregoi diten e sotme se qarkullimi per daljet per Pazar do te behet vetem me leje te vecante PËRMES www.e-albania.al OSE ME SMS

Ja procedura qe duhet ndjekur

SI MUND TË APLIKOSH PËR LEJE DALJE:

Konkretisht, qytetari hap faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin “Leje për dalje”. Pasi vendos emrin, një person i vetëm i familjes, orën e lëvizjes (1 orë në fashën 05.00-13.00) dërgon kërkesën e cila miratohet menjëherë. Në email do merrni konfirmimin.

SHUMË MË PYESIN: PO UNË QË S’KAM INTERNET APO SMARTPHONE?

Qytetarët që nuk aksesojnë dot internetin, mund të bëjnë kërkesën 24 orë para me SMS përmes numrit FALAS 55155. Në mesazh dërgohet numri i kartës së identitetit dhe ora e lëvizjes ( psh IxxxxxxxxB 10.00) Dhe po, me SMS, qytetari merr miratimin e lëvizjes.

Kujtoj, që vetëm një person në familje mund të aplikojë për “Leje për dalje”. Pensionistët dhe moshat e thyera nuk do pajisej me leje pasi është jetike që ata të qendrojnë brenda.

Në telefonat tuaj, ruani emalin apo SMS miratuese e cila duhet ti tregohet policisë në rast ndalimi. Mungesa e lejës ju penalizon me gjobë.

Leje për dalje me E-Albania

“Leje për dalje” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me leje për të dalë nga banesa e tyre për arsye të ndryshme si: për pazar, farmaci apo arsye të tjera urgjente.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja juaj (në rastet kur nuk jeni ju personalisht). – Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve brenda fashës orare të lejuar 05.00-13.00; – Në rast se një nga anëtarët e familjes punon në një qytet të ndryshëm nga vendbanimi aktual, lejohet të vijojë aplikimi për leje dalje dhe për këtë anëtar, pasi kryhet në kohë reale verifikimi mbi vendodhjen e punës; – Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms. – Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. Policia mund të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo.