Kursi i kembimit/ Fluturon Euro dhe Dollari..

2771
0

Sipas kursit te kembimit te publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane e ka nisur javën në kuotën e 123.84 lekë për ta mbyllur atë në nivelin e 128.17 lekë, duke regjistruar kështu një rritje prej 4.2 pikësh.

Ndërkaq Dollari amerikan ka ndjekur një linjë rritëse përgjatë tërë kësaj jave duke e mbyllur atë në vlerën e 116.56 lekë, me një rritje totale prej më shumë se 2 pikësh.

Paundi britanik pas rënies drastike që pësoi javën e kaluar është rimëkëmbur në mënyrë të rëndësishme gjatë periudhës së 24-27 marsit, duke fituar mbi 8 pikë teksa është këmbyer ditën e premte me 142.33 lekë.