Nga e hëna në karantinë? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat ndaj pandemisë

1439
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e sotme pritet të mblidhet sërish për të shqyrtuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Në mbledhjen e fundit, ditën e premte, Komiteti Teknik vendosi të mos aplikojë asnjë masë shtesë, apo të mos përforëcojë masat aktuale, ndonëse situata në vend prej disa javësh paraqitet e rëndë.

Ky vendim nuk u prit mirë nga shumë ekspertë, politikanë, por mesa duket edhe nga vetë anëtarë të Komitetit që paralajmëruan për një mbledhje të re të hënën.

Që prej mbledhjes së fundit, në vend është vënë re një rënie e lehtë e rasteve të reja të infektimeve, por numri i viktimave ka qenë tepër i lartë, duke vendosur edhe rekordin e zi, këtë të dielë me 21 jetë të humbura.

Ndonëse nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Komiteti Teknik ditën e nesërme, ndër masat që mund të preken janë transporti publik, baret dhe restorantet, si dhe fasha e orarit të karantinës që aktualisht është në 20:00.