Nga data 4 janar bllokohet autostrada Tiranë – Durrës, ja ç’duhet të dini

499
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kanë lajmëruar se bllokimi i lëvizjes së automjeteve në këtë aks do të bëhet për shkak të nisjes së punimeve për përmirësimin e situatës së përmbytjeve.

Duke nisur nga mëngjesi i 4 janarit, do të jetë e pamundur lëvizja në autostradë nga Mbikalimi i Kamzës deri në Mbikalimim e Qafë Kasharit, në të dyja drejtimet.

Po kështu, trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizjeje.

Rekomandohet që gjatë kësaj periudhe të zgjidhen rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani). Ky institucion u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet  si dhe udhëzimet e policisë.