Nëse po planifikoni një bebush, lindeni atë në Zvicër!

1529
0

Për të gjithë ata që do të lindin një fëmijë në Zvicër, do të ketë një shpërblim. Së fundmi, pjesa italiane e Zvicrës në përpjekje për të shtuar numrin e lindjeve, ka vendosur të japë një bonus prej 3000 frangash për këdo që vendos të ketë një fëmijë. 

Duke filluar që nga 2019-ta në Zvicrën jugore do të nisë shpërblimi për prindërit e fëmijëve të sapolindur ose të adoptuar.

Gjithsesi, që familja të përfitojë nga kjo duhet që shpenzimet të mos i kalojnë 110 000 franga në vit. Në Ticino,pjesën jugore të Zvicrës ka patur më shumë vdekje se sa lindje gjatë 2017-ës. Një fenomen i tillë ka bërë që të merren masa pasi mungesa e lindjeve çon në pasoja të thella demografike.