Nga dasma në mort/ Zbulohet shkaku, pse ndodhi aksidenti i frikshëm me 3 viktima në Fier

616
0

Del shkaku i aksidentit tragjik ne Fier, qe u mori jeten 2 kushërinjve Fisnik dhe Agustin Murataj nga fshati Kutë i Mallakastrës dhe shtetases franceze Nazie Ahmet, kjo e fundit e fejuara e Fisnikut.

Gazetarja e “Panorama” raporton se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia tej normave të lejuara.

Ekspertët kanë thënë se, referuar dinamikës së ngjarjes dhe keqyrjes së automjetit, si edhe hetimeve ne vendin ku u gjet mjeti ne kanal me tre trupat e pajete, ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ka qenë duke ecur me shpejtësi 150 km/orë.

Kjo shpejtësi nuk i ka dhënë mundësi të kontrollojë drejtimin duke u zhvendosur disa metra larg nga rruga kryesore. Ngjarja e rëndë u shënua tri ditë më parë në aksin rrugor Levan – Tepelenë pranë fshatit Varibop.