Nga Albi Nako tek Sali Berisha, 8 qarjet më të famshme në Shqipëri

531
0

Jemi mësuar që personazhe të ndryshme publike t’i shohim të veshur me ‘petkun’ e publikes gjë e cila duket sikur i largon nga realja.

Herë pas here të ftuar në programe të ndryshme televizive ata na kanë treguar edhe anët e tyre private apo anët emocionale. Kanë qenë të shumtë ato personazhe që nuk kanë arritur t’i kontrollojnë emocionet e tyre në publik dhe kanë shpërthyer në lot.

Nga mikrofoni i foltores së Kuvendit të Shqipërisë kishin dëgjuar fjalë pafund, të shara e zënka të shumta, por asnjëherë nuk kishim dëgjuar dikë që të fliste i mbytur në lot. Gjatë sesionit përmbyllës të Parlamentit të Parë Rural në Kuvend nuk kanë munguar dhe momentet prekëse, shkruan Xing.al

Ka qenë e reja nga Mirdita, Rigerta Loku, e cila ka shpërthyer në lot, gjatë fjalës së saj para të pranishmëve. Ajo ka mbajtur një fjalim emocionues, teksa ka bërë thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje fshatit, pasi sipas saj, pa fshatin nuk mund të ketë jetë as në qytet. E të gjitha thirrjet e saj u shoqëruan me lot ndër sy të cilat e reja mërditore nuk mundi t’i përmbante për asnjë çast.

E kush tha që meshkujt shqiptarë nuk derdhin lot për femrat?! E kush tha që ata nuk preken kur vjen fjala për të dëgjuar fjalë zemre?!

E harruat Albi Nakon i cili shpërtheu në lot pasi dëgjoi fjalët prekëse të ish-bashkëshortes së tij, Klaudia Pepa? Ai ishte i ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan ‘Rudina’ ku edhe foli për marrëdhënin e tij me Klaudian si dhe divorcin me të. Gjatë emisionit iu bë një surprizë ku ai pa një videomesazh të bërë enkas për të nga Klaudia.

Albi shpërtheu në lot kur dëgjoi se Klaudia tani atë e konsideron si një vëlla të madh gjë e cila u kthye edhe në një virale në rrjetet sociale duke u shoqëruar me reagime të shumta.

Edhe të qara ministrash në karriget e Parlamentit nuk ishin parë derisa ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro shpërtheu në lot në shtator të vitit 2014. Kjo situatë e tensionuar ndodhi pas një debati mes kumbaros edhe kryeministrit Rama në sallën e Parlamentit.

Ishte dita kur kryeministri Rama nuk i kurseu aspak kritikat ndaj punës së ministrave të qeverisë së tij të asaj kohe, por ajo që shpërtheu në lot ishte Kumbaro duke shënuar një preçedent të pandodhur më parë në Kuvendin e Shqipërisë.

E kush do ta harrojë momentin që Sali Berisha dha dorëheqjen nga të gjitha postet e tij drejtuese në Partinë Demokratike. Askush nuk u besonte syve edhe veshëve në ato momente kur Sali Berisha dha dorëheqjen pasi PD-ja humbi zgjedhjet vendore të vitit 2013.

Por ajo që i la të gjithë gojëhapur ishte momenti kur Berisha u mallëngjye gjatë fjalimit dhe nuk i përmbajti dot lotët të cilët nisi t’i fshinte me shami duke shkaktuar jo pak dhimbje për simpatizantët e tij.

Humbja e PD-së në zgjedhjet vendore të vitit 2013 si dhe largimi i Sali Berishës ishin një tronditje e madhe për zëdhënësen e tij, Erla Mëhilli.

Ajo e shoqëroi me ngashërima dhe lot të gjithë fjalimin e dorëheqjes të shefit të saj. Në fakt i gjithë stafi i PD-së u përlot por Erla dalloi mes të gjithëve pasi ngashërimat e saj ishin thuajse të papërmbajtshme.

Ishim mësuar që politikanen Grida Duma ta shohim të debatojë ashpër si në arenën politike ashtu edhe nëpër studiot televizive. Ishte e vështirë që të mendohej se edhe Grida mund të prekej e të përlotej. Ja që ndodhi.

Grida Duma e ftuar në emision ‘Rudina’ në Tv Klan, na tregoi një anë tjetër të sajën duke na shfaqur edhe një Gridë të përlotur në studio televizive. Mjaftoi fakti që ajo të fliste për vështirësitë e femrave që në sytë e Gridës të shfaqeshin lotët.

Këngëtarja Beatriks Ramosaj ka treguar që është një artiste me shpirt melankolik e si e tillë edhe lotët i rrëshkasin lehtë nëpër faqe sa herë që ajo ndihet e emocionuar.

Por, ajo që nuk mund të harrohet aq kollaj është e qara e saj në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar” . Pasi përfundoi performancën e Celine Dion me “My heart ëill go on”, Beatrix nuk i mbajti dot lotët dhe shpërtheu në të qara e prekur nga kënga si dhe nga ndarja me ish-të dashurin e saj, Elvi për të cilin është shprehur se lidhja me Elvin ka qenë një nga periudhat më të bukura të jetës së saj të cilën do ta kujtojë gjithmonë.

Futbollisti Lorik Cana jo pak herë na ka treguar se është një njeri me zemër të madhe dhe shumë i ndjeshëm por askujt nuk ia priste mendja se ai do përlotej aq kollaj në një studio televizive.

I ftuar në emisionin ‘Kontrata’ ai ka shpërthyer në lot sapo ka nisur të kujtojë luftën në Kosovë si dhe shokun e tij Kushtrim Kelmendi, të cilin e kishte humbur në atë luftë.