E mbani mend Gëzimin që donin ti merrnin vajzat, nuk do ta besoni cfare ka ndodhur me të dhe vajzat e tij..

1221
0

Braktiset me 5 fëmijë nga gruaja, myslimanët i ndërtojnë shtëpinë. Ka plot drama familjare e histori të trishta shqiptare.

Zakonisht jemi mësuar me braktisje të gruas a fëmijve, nga babai. Historia jonë ka kahje tjetër. Një nënë a ka braktisur burrin dhe pesë fëmijët e saj. E pabesueshme, por e vërtetë. Jo pa besim thuhet se “ka një Zot”. Njerëzit, që i falen atij, kanë zemër të madhe. Nuk është rast i vetëm. Por ne po marrim njërin prej tyre. Imami, dr.Ahmet Kalaja ka bërë lutje në një nga ditët e faljes në xhaminë “Dine Hoxha”. Besimtarët dhe ai vetë kanë kontribuar përtej mundësive. Kjo familje nuk duhej lënë, jo vetem ne mëshirë të Zotit. –“Do ndihmojmë vëllain tonë për hir të Zotit “- ishin fjalët e besimtarëve myslimanë. Dhe premtimi i dhënë, u bë realitet.

Braktiset me 5 fëmijë nga gruaja, myslimanët i ndërtojnë shtëpinë
Braktiset me 5 fëmijë nga gruaja, myslimanët i ndërtojnë shtëpinë 

Po cila është historia e dhimbshme e kësaj familjeje?   Në fakt ajo është bërë prezente në një television shqiptar. Kjo histori, ndryshe nga të  tjerat, ka prekur jo pak qytetarë. Historia e familjes së Gëzim Avdisë do të prekte edhe shumë besimtarë myslimanë. Gëzimi ishte babai i pesë fëmijve. U braktis fillimisht nga bashkëshortja. Dhe femijët mbetën pa nënë.  Gëzimi mbeti i vetëm me 5 fëmijët e tij. Në udhëkryqin e jetës,  duhej të merrte patjeter një vendim. Iu desh të zgjidhte rrugën më të vështire dhe të dhimbshme. Vendosi që dy nga vajzat t”i dërgonte në jetimoren e Sarandës. Por, me shpresën se një ditë do të mund të ribashkohej sërish me to. Largësia prej tyre e vriste çdo ditë. Përpos gjithë vuajtjeve ekonomike të përditshme, frika e humbjes së 5 femijëve e vriste akoma me shume…Një ditë fati i buzëqeshi.

Braktiset me 5 fëmijë nga gruaja, myslimanët i ndërtojnë shtëpinë
Braktiset me 5 fëmijë nga gruaja, myslimanët i ndërtojnë shtëpinë

Besimtarët e xhamisë “Dine Hoxha”, nën drejtimin e Ahmet Kalasë, i kthyen buzeqeshjen Gëzimit dhe pesë fëmijve të tij. Ata i ngritën shtëpinë. I siguruan edhe punë. Tashme Gëzimi dhe fëmijët e tij kanë një shtëpi të tyren. E mundësuar kjo nga Xhamia “Dine Hoxha” dhe Imami i saj, dr.Ahmed Kalaja. Por lajmet e mira nuk përfundojnë këtu. Një besimtar i kësaj xhamie i ka ofruar Gëzimit mundësi punësimi. Kjo, si punonjës mirëmbajtës hidraulik-elektrik. Madje edhe me një rrogë mujore 40 000 mijë lekë të reja.

 Braktiset me 5 fëmijë nga gruaja, myslimanët i ndërtojnë shtëpinë
Braktiset me 5 fëmijë nga gruaja, myslimanët i ndërtojnë shtëpinë

Bamirësi, nuk mendon se është i rëndësishëm emri i tij. Babai i pesë fëmijëve ka firmosur një kontratë 5–vjeçare me punëdhënësin. Ai ka  siguruar kështu të ardhura mujore të konsiderueshme për të mbajtur familjen e tij. Ribashkimi i babait me 5 fëmijët e tij, mbetet thelbi i një lumturie  për këtë familje. Kjo u bë realitet. . Ndërkohë, falenderimi nga ana e Gëzimit nuk njeh kufi. -” Faleminderit, pa fund Zotit ! Faleminderit  të gjithë atyre njerëzve të mirë, që ndihmuan për shtëpinë e fëmijve të mi e punësimin tim”-shprehet ai sic transmeton Besim Dybeli per Lajm-Shqip.com

“Ky pa diskutim eshte nje nga lajmet me te gezuara per babain e vuajtur dhe vajzat e tij, por edhe per te gjithe ata qe kane ndjekur historine e publikuar ne emisonin “Dua te te bej te Lumtur”, ne TopChannel.
Ribashkimi i tyre dhe jetesa ne keto kushte me te mira, eshte thelbi i nje lumturie dhe te ardhme me te mire per femijet e tij, por tashme duke qene prane tyre dhe jo larg tyre.
Nderkohe, falenderimi per kete lumturi nga ana e Gezimit dhe dukeshem edhe nga syte e qeshur te femijeve te tij shkojne per ato qe i falen dhuraten me te bukur, e cila i bashkoi ne nje jete me te mire babain dhe bijat e tij. ” Faleminderit ………. pa fund Zotit e pastaj te gjithe personava te tjere qe ndihmuan me punesimin si edhe qe ndihmuan ne menyra te tjera modeste.
Dhuro lumturi do gjesh lumturi…”  u shpreh nder të tjera Imami Ahmed Kalaja ne profilin e tij ne Facebook, transmeton shqiptari.net.

Shikoni dhe videon e momenteve te gezimit te Familjes Avdulaj