Nga 4 janari shqiptarët me certifikatë vaksinimi në punë, ja kush perjashtohet

375
0

Siç mund të lexoni edhe në dokumentin e mëposhtëm, duke filluar nga 4 janari i 2022, punonjësit e administratës publike, të supermarketeve apo të qendrave tregtare do të duhet të dorëzojnë pranë qendrës së punës një nga 3 dokumentet e mëposhtme.

1-Certifikatë vaksinimi Covid-19, të lëshuar nga e-Albania, i cili vërteton vaksinim të plotë.

2-Test PCR-je, çdo 5 ditë, për të vërtetuar se nuk jeni mbartës i infeksionit Covid-19

3-Certifikatë  shërimi Covid-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument  të  lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit.

Gjithashtu në dokumentin e mëposhtëm, të firmosur nga ministrja Manastiliu theksohet fakti se, përjashtim nga rregullat e përcaktuar në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar ,e dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.