Bora fton Semin në ‘Përputhen’ por ajo i jep një mesazh për Donaldin

111
0

E ftuara speciale mbrëmjen e djeshme në “Përputhen” ishte Semi, ish konkurentja e BigBrother Vip dhe njëkohësisht mikesha e ngushtë e Bora Zemanit.

Dy vajzat u përballën me njëra-tjetrën në studio, ku Semi e falenderoi Borën që ka qenë në jetën e saj për 15 vite me rradhë. Ky falenderim ishte reciprok edhe nga ana e moderatores.

Më tej Semi i dha dhe një mesazh, i cili u duk i lidhur me historinë e Borës me aktorin Donald Veshaj.

“Je një dritë dielli për mua! Vazhdo të jesh kështu shpirt i bardhë, e bukur dhe nga brenda dhe nga jashtë. Jeta është shumë e shkurtër dhe duhen jetuar të gjitha momentet, qoftë ato të trishtat që ndonjëherë të mërzisin, po pas një çike e kupton që thjesht bëhesh më e fortë”, i tha Semi.