Nga 360kg në 90kg, gruaja që humbi peshë në pak kohë

477
0

Jamie iu lut Mayra-së që të merr përsipër fajin e saj dhe ajo e bëri për shkak që kishte humbur shpresat për jetën megjithatë.

Mayra, nga Teksasi, tha se kishte hequr dorë nga jeta kur vendosi ta mbrojë motrën e saj Jamie dhe të merrte fajin e saj për vdekjen e nipit në vitin 2008.

Ajo kishte thënë se e kishte rrëzuar nipin e saj, por ky pretendim i saj ishte përgënjeshtruar më vonë kur rezultatet e autopsisë zbuluan se djali kishte vdekur nga plagët e shumta në kafkën e tij, transmeton Lajmi.net.

Pasi motra e saj Jamie e pranoi krimin u dënua me 15 vjet burg, dhe Mayra u desh që të kujdesej për fëmijët e mbijetuar të motrës së saj.

Rosales vendosi që bëj një rikthim në jetë dhe që nga viti 2011 ajo filloi të fitojë shumë peshë, ku arriti në 360kg. Ajo humbi shumicën e peshës së saj me 11 operacione, duke përfshirë një procedurë shtesë për heqjen e mishit dhe të lëkurës.

Por, tani ajo ka hequr shumicën e peshës së saj dhe thotë se më herët jetonte për të ngrënë kurse tani han për të jetuar.