Çfarë ngatërrese! Porositi shampo, i dërgojnë 20 pasaporta amerikane.

651
0

Një nënë që bleu shamponë në internet u trondit kur hapi kutinë e postës dhe në kutinë e porositur gjeti 20 pasaporta të reja amerikane.

Sipas mediave të huaja, Nicole Mitchell, 46 vjeç, nuk mund tu besonte syve kur ajo hapi kutinë që përmbante dokumente konfidenciale të destinuara për ambasadën amerikane, në vend të shamponëve.

 

Ajo tha: “Kjo është një shkelje masive e sigurisë – ka terrorizëm në të gjithë botën – çka nëse ato do të kishin shkuar në duart e terroristëve?

“Isha më e frikësuar dhe e shqetësuar për shkak se asnjë organ nuk donte të më shpjegonte”.

“Unë besoj se kjo është me të vërtetë serioze”.

Megjithatë pasaportat u morën nga stafi i ambasadës amerikane, i cili mbërriti në shtëpinë e saj në veriperëndim të Londrës disa orë më vonë.