4.5 C
Tirana

Nëse jeni prej atyre që mbajnë Laptopin mbi këmbë duhet ta dini patjeter këtë, para se të jetë vonë

Date:

Share:

Derisa punojnë në laptop, meshkujt do të duhej, nëse duan të kenë fëmijë, të mbajnë këmbët e larguara, ka dëshmuar studimi më i ri. Ne fakt mbajtja e Laptopit mbi kembe eshte e demshme ne pergjithesi jo vetem nga nxehtesia por edhe nga rrezet wifi..

Këmbët e bashkuara në testikuj krijojnë sasi të rrezikshme të nxehtësisë të cilat ndikojnë rrezikshëm në plleshmëri, e duket se problemi nuk zgjidhet as me vendosjen e shtresës mbrojtëse nën laptop.

Temperatura e testikujve zakonisht është dy deri në katër gradë më e ulët sesa ajo e trupit, me të cilën krijohen kushtet ideale për qelizat e spermatozoideve të cilat ndahen shpejt.

Nxehja e asaj hapësirë mund të shkaktojë stres oksidativ, të ngadalësojë lëvizjen e spermatozoideve dhe për më shumë muaj të zvogëloj aftësinë e tyre të fekondimit të qelizave vezore.

Në studimin e tij urologu Yefim Sheynkin nga Universiteti “Stony Brook” në New York dhe kolegët e tij kanë testuar 29 meshkuj në mes moshave 21 e 35 vjeçare. Secili prej tyre ka punuar me kompjuter në këmbë për një orë kohë, transmeton Telegrafi.

Në testin e parë kanë punuar me këmbë të bashkuara, e po ashtu edhe në të dytin, por me shfrytëzimin e shtresës mbrojtëse, derisa testi i tretë u ka mundësuar atyre të hapin këmbët në këndin 70 shkallë sepse përdornin mbajtës i cili vinte me laptopin.

Të gjithë meshkujt kanë kaluar nëpër të gjitha tri testet – nga një në ditë. Para eksperimentit, sensorët matnin temperaturën në testikuj dhe më vonë regjistronin ndryshimet.

Në të tri rastet, temperatura është rritur dukshëm, por më së paku, herën e tretë – për 1,4 gradë Celsius. Në rastin e dytë, temperatura është rritur për 2,2 gradë, ndërsa në të parën për 2.3. Është e rëndësishme se nivelet e rrezikshme në rastin e parë janë konstatuar pas 14 minutash, ndërsa në të tretën, vetëm pas gjysmë ore.

“Duket se puna me këmbët e bashkuara, më e zakonshmja në mesin e përdoruesve të laptopëve, në të vërtetë është ves i keq”, ka komentuar Edmund Sabanegh, urolog nga Klinika Cleveland në Ohiou.

Ekspertët rekomandojnë që laptopët duhet vendosur në tavolinë, ashtu që këmbët të lëvizin lirshëm.

/Telegrafi/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.