Nëse je një mama që turpërohesh sa herë që shtëpia jote është rrëmujë, kjo është për ty, lexoje!

4530
0

Cilës nënë nuk i ka ardhur në majë të hundës nga mijëra punë shtëpie të përditshme që duket se nuk përfundojnë kurrë? E pra, pavarësisht aftësisë së tyre të padyshimtë për të bërë shumë gjëra njëkohësisht, gratë gjithashtu kanë orare dhe energji të kufizuara, dhe në mënyrë të pashmangshme duhet të lënë pa bërë një punë në këmbim të një tjetre.

Si?

Të pranosh se ne nuk mund të bëjmë gjithmonë gjithçka që është e shkruar në listën mendore të “gjërave për të bërë” të ditës; dhe të mësuarit për të vendosur prioritete.

Prioriteti numër 1 dhe i pashmangshëm? Dashuria për fëmijët, përgjigjet një mama që shkroi këtë postim që u shpërnda nga mijëra.

Nëna e tre fëmijëve Esther Anderson ka vendosur të ndajë me nënat dhe baballarët e të gjithë botës virtuale gëzimet dhe dhimbjet e jetës së një nëne, duke shpresuar se ato të mund të jenë përvoja të dobishme edhe për të tjerët. Kohët e fundit, Esteri ka publikuar një fotografi shumë përfaqësuese të çrregullimit që mbretëron në shtëpinë e saj me fëmijët: por ajo që e dha forcë fotos është mesazhi që e shoqëroi:

“Bebi po qante, vajzat po ziheshin dhe unë kisha gjithë paraditen që mblidhja rroba nëpër shtëpi për të bërë lavatriçen, pa lëvizur dot – kështu që i dhashë telefonin vajzave për të luajtur dhe Ellia (njëra nga vajzat) e ka shkrepur këtë photo, ajo më pa dhe më tha në fakt: “je një nënë e mirë”.

Në të vërtetë qesha duke menduar për kaosin e mëngjesit dhe humorin e nënës së frustruar, sapo u kisha bërtitur atyre dhe isha gati të hiqja dorë dhe t’i lejoja të grindeshin, aq shumë më ishin shteruar energjitë.

Më vonë në telefonin tim e gjeta këtë foto dhe kuptova se kujtimet që fëmijët tanë do të kenë një ditë nuk do të jenë sa të çrregullta ishin shtëpitë tona apo rrobat e sistemuara në rafte, por momentet që kalojmë me ta”

Suksesi i postimit të Esterit qëndron pikërisht në kuptimin e fjalëve të saj, aq të thella dhe të thjeshta, por edhe aq të lehta për t’u harruar, të përhumbura midis punës, shtëpisë dhe familjes: të rriësh një qenie njerëzore është një nga detyrat më të mëdha dhe më të rëndësishme që kemi.

Të jesh një nënë është një punë që kërkon kohë të plotë, përgjegjësi dhe shumë energji, por është një nga ato gjëra që më së shumti dhe në mesin e atyre që do t’i japin kuptim jetës tonë. Eshtë e panevojshme të ndihemi fajtore atëherë nëse shtëpia nuk është e sistemuar si në reklamat e familjeve perfekte: rrobat e pista dhe enët mund të presin, por fëmijët do të jenë të vegjël vetëm për një kohë të shkurtër.

Është e domosdoshme, pra, të përfitosh për të ndarë çdo moment me fëmijët për të shijuar mundësinë për t’i parë ata teksa rriten dhe për t’i ndihmuar të zbulojnë botën përreth tyre. Gjithashtu, sepse ajo që me siguri do të mbetet në kujtesë të fëmijëve, sapo të rriten, do të jetë dashuria dhe kujdesi i marrë nga prindërit e tyre – jo imazhi i një shtëpie të pastër dhe as rrobat e palosura bukur në rafte.

Mëposhtë po të paraqesim prova se nuk je e vetme, por je një nënë si gjitha nënat e tjera nëpër botë, dhe mos të të vijë zor nëse dikush hyn në shtëpinë tënde dhe ju sheh rrëmujën e krijuar, sepse pasi ta ketë lexuar këtë nuk do të provojë ndjesi tjetër përveçse ndjesi e repektit më të sinqertë për një nënë dhe për jetën e saj në rritjen e fëmijëve./supershendeti