Lajm i mirë për gjithë ata që do marrin leje drejtimi, nis nga sot

3819
0

Të gjithë ata që do aplikojnë për të marrë leje drejtimi, tashmë do e marrin shumë më shpejtë.

Kjo pasi që nga dita e sotme, 6 dhjetor, patenta do të merret brenda pesë ditëve.

Lajmi është bërë me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit.

Në këtë mënyrë gjithë drejtuesit e mjeteve i shpëtojnë pritjes, pasi deri më tani afati ishte 15 ditë.

Bëhet me dije se sektori i personalizimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor do punojë me dy turne për prodhimin ndërsa një ekip operacional do realizojë përshpejtimin e shpërndarjes.