Nëse i kritikoni fëmijët tuaj, gjëja e parë që do të mësojnë do të jetë../ Thënie që prindërit s’duhet t’i humbin (nga Maria Montessori)…

927
0

Ajo ishte një grua pasionante, e cila do të futej në histori për mënyrën e zgjedhur në nivelin e një metode, në funksion të edukimit të fëmijëve.

Quhej Maria Montessori, gruaja që u bë një nga edukatoret e fëmijëve më të famshme në botë.

Shumë parime të Maria Montessori përdoren nga mësuesit dhe shpesh plotësojnë arsimin që u japin prindërve.

Por këto parime janë shumë të vlefshme edhe për prindërit.

Metoda e Maria Montessori (mjeke italiane dhe edukatore e njohur për filozofinë e arsimit) bazohet në parimin që edhe në shkollë, fëmija duhet të jetë në gjendje të zhvillojë aftësitë lirisht, duke filluar nga një material mësimor i përcaktuar mirë dhe i përshtatur për aftësitë e nxënësve.

Megjithatë, për edukimin e nxënësve, shumë parime të Maria Montessori përdoren nga mësuesit dhe shpesh plotësojnë arsimin që u japin prindërve.

Por këto parime janë shumë të vlefshme edhe për prindërit…

1. Fëmijët janë si sfungjeri dhe mësojnë duke vëzhguar gjithçka rreth tyre, jini shembulli më i mirë për ta!

2. Nëse i kritikoni fëmijët tuaj, gjëja e parë që do të mësojnë do të jetë që të gjykojnë ashpër veten dhe njerëzit rreth tyre.

3. Mësoni të lëvdoni veprat e tyre të mira, kështu fëmijët do të mësojnë t’ju japin vlerë gjërave.

4. Nëse fëmijët jetojnë në një mjedis armiqësor (nëse jeni në konflikt me burrin ose gruan tuaj, situata konfliktuale në një mjedis familjar ose jeni armiqësor ndaj fëmijës), fëmija do të mësojë të grindet.

5. Nëse ju minimizoni nevojat e tyre, fëmijët do të bëhen të mbyllur dhe të turpshëm.

6. Kini kujdes për nevojat e tyre. Fëmijët janë, siç ju i bëni ata të ndihen.

7. Nëse ju propozoni ndjenja negative për fëmijët, ata do të zhvillojnë një ndjenjë të fajit dhe të vetëvlerësimit të dobët.

8. Le ta dinë që idetë e tyre janë gjithmonë të pranuara.

9. Nëse jetojnë në një mjedis ku ata ndihen të shëndetshëm, të integruar, të dashur dhe të nevojshëm, ata do të mësojnë të gjejnë dashuri në botë dhe nuk do të bien në keqbërje.

10. Mos flisni keq për fëmijët tuaj, veçanërisht në praninë e tyre.

11.Kur ktheheni tek ata, gjithmonë i bëni të ndihen mirë. U ofroni atyre më të mirën prej jush.

12. Gjithmonë dëgjoni nevojat e fëmijëve tuaj, përgjigjuni pyetjeve që ata bëjnë dhe bëhuni sa më të qartë.

13. Disiplina ka kuptim nëse është vetë-disiplinë, edukimi i fëmijëve për përgjegjësitë dhe jo rregullat.
DISA THENIE TE MARIA MONTEESORIT DHE JETA E SAJ…

“Mos bëni gjëra për ta, por u mësoni atyre të bëjnë gjëra për veten”

“Kushdo që guxon të prekë jetën e një fëmije ka prekur pikën më të ndjeshme të një sistemi të tërë, i cili i ka rrënjët në të kaluarën më të largët dhe vazhdon të ngjitet drejt një të ardhmeje pa mbarim”

“Ndëshkimet mund të japin rezultate në afatin e shkurtër, por mos harroni se tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje nga ato që janë nevojat reale të fëmijës”

“Formimi i karakterit nuk mund të mësohet në shkollë. Kjo vjen nga eksperienca dhe jo nga të shpjeguarit”

“Është e vërtetë se ne nuk mund të krijojmë një gjeni. Ne mundemi vetëm t‘i japim çdo fëmije shansin për t‘i përmbushur të gjitha mundësitë e potencialit të tij”

“Mos e ndihmoni kurrë një fëmijë për një detyrë, të cilën ai mendon se mund ta kryejë vetë”

– Maria Montessori filloi studimet për Inxhinieri në Regia Scuola Tecnica Michelangelo Buovarroti.

Pikërisht këtu ajo filloi të mendonte dhe të kuptonte se si duhej të punonte më me efektivitet në shkollë për t‘i bërë gjërat që mësohen atje sa më të kuptueshme, të kapshme dhe reale

. Nga kjo eksperiencë ajo filloi të ndërtonte modelin se si duhej të ishte një shkollë.

Ajo e kuptoi se pasioni i saj do të ishin fëmijët, edukimi shkencor e pedagogjik i tyre në aspektin e zhvillimit psikologjik gjatë etapave të ndryshme të rritjes fiziologjike.

E duke e kuptuar se inxhinieria nuk ishte e ardhmja e saj, vendosi të ndërpriste studimet për Inxhinieri, e të futej për Mjekësi.

Duke iu përkushtuar me një pasion të madh studimeve, ajo arriti të mbaronte shkëlqyeshëm universitetin për t‘u bërë kështu e para femër mjeke në Itali.

Jeta e saj aktive filloi vetëm një muaj pas diplomimit, duke u emëruar asistent kirurge në Santo Spirito.

Ajo punonte gjithashtu në spitalin e fëmijëve dhe ndiqte me shumë kujdes procesin e trajtimit mjekësor, psikologjik dhe shoqëror të tyre.

Kështu, gjatë punës si mjeke, ajo analizonte nga afër mënyrën sesi fëmijët mësojnë.

Në bazë të këtyre analizave, dr. Montessori arriti në konkluzionin se fëmijët formohen dhe ndërtojnë karakterin e tyre në varësi të ambientit që e rrethon.

Kjo e bëri t‘i largohet vëmendjes së saj profesionale nga trupi i njeriut, për t‘iu dedikuar studimit të mendjes.

E për këtë ajo iu kthye universitetit në 1901-shin; këtë herë për të studiuar Psikologji dhe Filozofi.

Dhe më 1904-ën u emërua profesoreshë e antropologjisë në Universitetin e Romës.

Gjatë këtyre eksperiencave ajo hartoi një teori arsimore, e cila kombinonte idetë e studiuesit Froebel, antropologut Giuseppe Sergi, mjekëve francezë, Jean Itard dhe Edouard Seguin, me metodat që ajo vetë i kishte gjetur në mjekësi, arsim dhe antropologji.

Pikërisht në 1907-ën, Montessori filloi të shpallte teoritë dhe metodat e saj të pedagogjisë, që sot në të gjithë botën njihen me emrin: “Metodat e edukimit Montessori”.

Dhe dëshira e saj e madhe për të ndihmuar fëmijët ishte aq e fortë, sa e bëri atë të braktisë punën në universitet, po ashtu edhe klinikën e saj mjekësore për të punuar dhe kujdesur me një grup prej 60 fëmijësh të vegjël që vinin nga familje të një lagjeje të varfër të Romës.

Këtu ajo krijoi për herë të parë një Casa dei Bambini (shtëpi fëmije).

Metodat që ajo vendosi të zbatonte ishin si eksperimentale, ashtu edhe çudibërëse. “Ne vërtet duhet të gjejmë mënyra të mësojmë fëmijën përpara se si ai të kryejë një detyrë”, shprehej Montessori.

Për këtë, ajo sugjeroi që mësuesit ta shihnin vetveten si inxhinier social.

Si eksperiencë e parë, fëmijët e filluan programin e saj si “të egër dhe të padisiplinuar”.

Dhe ndodhi që fëmijët të reagonin pozitivisht ndaj metodave të saj të mësimdhënies.

Montessori gjithmonë i trajtonte ata me shumë respekt dhe kërkonte që edhe mësuesit e shkollës të bënin të njëjtën gjë.

Që në fillim ndodhën gjëra të mahnitshme.

Fëmijë më të vegjël se tre deri katër vjeç filluan të lexonin, shkruanin dhe filluan respektin për vetveten.

Metoda Montessori nxiti atë që Maria pa si aftësi të brendshme të fëmijëve për të “përthithur” njohuri nga ambientet rrethuese, si dhe interesi i tyre i pakufi për të vrojtuar dhe punuar me materialet që u jepeshin.

“Dhe më pas ne i pamë ata të ‘përthithin‘ akoma më shumë se thjesht shkrim dhe këndim… ishte botanika, zoologjia, matematika, gjeografia dhe të gjitha këto me shumë lehtësi, vetvetiu dhe pa u lodhur”, shkruan ajo në veprën e saj “Mendje përthithëse”.

Çdo pajisje, çdo ushtrim, çdo metodë që Montessori zhvilloi është bazuar në vëzhgimet e saj mbi aktivitetet që fëmijët i bëjnë në mënyrë të natyrshme, vetë dhe pa ndihmën e të rriturve.

Ajo tashmë po hynte në histori.

Që nga 1907-a e deri në mesin e viteve 1930, dr. Montessori ia kushtoi të gjithë kohën dhe energjitë e saj krijimit dhe zhvillimit të shkollave të metodës së vet në të gjithë Evropën dhe Amerikën.

Fama e dr. Montessori-t arriti deri atje sa u nominua për çmimin “Nobel” të paqes tri herë në vitet 1949, 1950 dhe 1951.

Maria Montessori vdiq në Noordwijk, Holandë, në vitin 1952, por puna e saj jeton dhe vazhdon të zgjerohet dhe zhvillohet nëpërmjet Association Montessori Internationale (AMI), organizatës që ajo themeloi në Amsterdam në vitin 1929, për të vazhduar veprën e saj, që gjithashtu ka përfaqësinë e saj pranë OKB-së që nga viti 1985.