7.5 C
Tirana

“Nëse i do për fëmijë, mos merr!” Fermerët pranojnë..

Date:

Share:

Duhet të kemi shumë kujdes nga ushqimet që zgjedhim, sidomos nëse flitet për perimet apo frutat! Disa video të fshehta të realizuara nga “Fiks Fare” zbulojnë bisedat me fermerët, të cilët pranojnë hapur se domatet, kastravecët apo shalqinjtë janë të rritur me hormone dhe janë aq të rrezikshme, sa ata vetë nuk i konsumojnë.

Në një vëzhgim në Lushnje, Fier, Kuçovë dhe Berat, nga ku furnizohemi me fruta-perime, gazetarët e “Fiksit” zbuluan se domateve dhe kastravecëve iu injektoheshin hormone për t’i nxjerrë sa më parë në treg.

Një punonjës sere në Lushnje, zbuloi se bima e shalqirit mund të vilej brenda 10 orëve me anë të ndërthurjeve të disa hormoneve bashkë, të cilat vinin nga Greqia. Në ujin vaditës ishin përzier hormon për rritje, hormon për pjekje dhe një hormon për zbukurim dhe gjatë natës ishte shtuar edhe hormoni për mosprishjen e kokrrës gjatë transportit. Punonjësi tregon se brenda 10 orëve nga pjekja e shalqirit, për një ditë u bënë 23 tonë shalqinj.

Fermerët apo shitësit u pyetën nëse për perimet dhe futat përdoreshin hormone dhe nëse i konsumonin ata. Përgjigjet e tyre ishin këto:

Shitësja në Fier: “Nuk fus në shtëpi as kastravec, as domate. Nuk ia vlejnë, pasi fermerët abuzojnë duke u hedhur 4-fishin e normës. Kastravecit ia hedhin ilaçin te rrënja dhe është shumë i dëmshëm për organizmin”.

Fermeri në Kuçovë: “Nëse i do për fëmijë, mos merr. Nuk bëjnë, ose vetëm t’i sëmurësh me duart e tua”.

“Unë jam fshatar vetë, por kam frikë t’i ha. Filloj e ha nga fundi i majit kur ngrohet koha dhe piqen natyralisht”.

Një tjetër fermer pohon se këto hormone i bëjnë keq organizmit të njeriut dhe fermerët me papërgjegjshmërinë e tyre po sëmurin njëri-tjetrin, madje ai shton “po u shpiket kanceri njerëzve”.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.