Lirohen dy mjekët e maternitetit të Elbasanit

826
0

Dy mjekët, Mehmet Ibaj dhe Niko Thana, u lanë të lirë nga Gjykata e Elbasanit, e cila vendosi për ta masën “detyrim paraqitje” deri në përfundim të ekspertimit mjeko-ligjor.

Kardiologu dhe reanimatori u arestuan për mjekim të pakujdesshëm. Megjithatë gjatë marrjes në pyetje ata i mohuan akuzat. Ata thanë se Debrova ndërroi jetë si pasojë e një patologjie që hyn në rastet e rralla të komplikacioneve.

Gjatë kohës që në gjykatë zhvillohej seanca për masën e sigurisë, jashtë saj ishin mbledhur familjarët e të ndjerës, të cilët kërkuan që mjekët të mos liroheshin. Në krahë, ata mbanin edhe foshnjen e porsalindur të 25-vjeçares.