16.5 C
Tirana

Nëse ëndërroni të shkoni në Kanada tani do e keni më të lehtë, këto janë kategoritë që përfitojnë

Date:

Share:

Kanadaja më afër se kurrë!

Ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ministrin për Refugjatët, Migracionin dhe Shtetësinë në Kanada, Ahmed Hussen. Dy zyrtarët diskutuan lidhur me marrëveshjen për pensionet, një çështje me shumë interes për shqiptarët në Kanada.

Gjatë bisedës u tha se draft marrëveshja është finalizuar dhe të dyja palët janë gati ta firmosin. Lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ishte një tjetër temë e rëndësishme e prekur në takim.
Hussen informoi Majko se Kanadaja po ndërmerr një reformë për të mundësuar lehtësimin e lëvizjes, veçanërisht për studiuesit, studentët dhe sipërmarrësit që kanë lidhje biznesi në Kanada.
Ministrat diskutuan edhe për çështje të tjera që shqetësojnë komunitetin shqiptar në Kanada, me Hussen që shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare. Majko e ftoi zyrtarin e lartë kanadez të marrë pjesë në samitin e dytë të diasporës që do të zhvillohet në Tiranë.

Më herët Majko vizitoi shkollën shqipe në Ottawa ku që nga viti 2000 gjuha shqipe është përfshirë në programin mësimor si gjuhë e tretë, pas anglishtes dhe frëngjishtes.
“Foluni fëmijëve në gjuhën amtare. Vetëm kështu do të mund ta përcjellim identitetin shqiptar nëër breza”. Me këtë mesazh iu drejtua Ministri mësueseve dhe prindërve. Mësimi i shqipes zhvillohet ditën e shtunë dhe Majko vlerësoi sakrificat dhe punën e mësueseve e prindërve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.