Nëse doni që fëmijët të bëhen të mirë, tju respektojnë dhe nderojnë, mos e bëni këtë gabim

Vazhdojmë të hasim në rrugë, nëna apo baballarë, që keqtrajtojnë fëmijët e tyre. Ajo, që bie në sy në këto pamje, është fakti, që prindërve nuk u shkon në mendje, që janë në publik dhe po i fyejnë fëmijët e tyre përpara gjithë botës. Të paktën fëmijët kështu e përjetojnë.

I bërtasin, i godasin, deri i shkulin edhe veshin, pa e ditur dhe pa u menduar se çfare ndjen fëmija, çfarë pasojash kanë këto veprime dhe kjo sjellje e të rriturit te i parrituri. Janë të pushtuar nga inati I tyre dhe nuk egziston gjë tjetër, as detyra, as pergjegjësia dhe as ajo “dashuria” për fëmijn, që e përdorin si mburojë.

I duan fëmijët të edukur, kur vetë sillen si të munden. I thonë fëmijës të sillet mirë, kur vetë nuk dinë të sillen. Asnjëherë nuk u ka shkuar në mend, që janë ata modeli dhe si sillen ata, do dë sillet edhe fëmija. Nëse të rriturit sillen pa u menduar, fëmija do të jetë konfuz dhe nuk do të dijë se si të sillet në publik, apo kur është në një mjedis familjarë. Dhe kjo për arësyen e thjeshtë, që ai është gjithë kohën nën pushtetin e frikës dhe të pasigurisë, se cila është mënyra më e mirë, apo fjala e duhur?

Një pediatër i madh dikur tha: nëse doni, që fëmijët të bëhen të mirë, tju respektojnë dhe nderojë, respektojini ju prindër të parët dhe ata nuk do të bëjnë ndryshe.

Lira Gjika

Latest articles

Related articles

spot_img