I transferuan gabimisht 750 mijë dollarë në llogari, përfundon në gjykatë pasi i harxhoi të gjitha

232
0

Një reper i njohur si Slimmy u zgjua dhe zbuloi se kishte 750 mijë dollarë në llogarinë e tij pasi një çift, duke bërë pagesën për një shtëpi kishte ngatërruar të dhënat e llogarisë bankare. Kur 24 vjeçari Abdel Ghadia nga Australia zbuloi shumën e konsiderueshme të parave nisi t’i shpenzonte.

Së fundmi, ai u paraqit në gjykatë ku u deklarua fajtor për dy akuza për përvetësim. Çifti ishin në fazat përfundimtare të blerjes së një shtëpie të re. Ata do t’i dërgonin paratë në një llogari bankare për të finalizuar blerjen por më pas mësuan se shuma e tyre nuk ishte kaluar në Commonwealth Bank.