Nervi shiatik, si të hiqni qafe dhimbjet/ Ylli Merja: Me këtë kurë, e largoni për 2 javë..

151
0

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për nervin shiatik, çfarë është, si shkaktohet dhimbja dhe cilat janë kurat natyrale më efektive. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup, ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës.

Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik. Dhimbja e nervit shiatik mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës.

Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash, “gjemba” apo mpirje. Gjithashtu kemi dobësi të muskujve të këmbës, dhimbje shpuese vetëm e njërës këmbë ose shpinës në njërin krah, dhimbje të forta në njërin krah të çapokut, te muskuli piriformis, ose ndezje. Në studion e “Rreze Dielli” Merja tregon gabimet që bëhen më së shumti si dhe kurat natyrale për qetësimin e dhimbjeve të nervit shiatik.