Nëntori me shi por dimri sërish larg. Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

1583
0

Sipas parashikimeve të motit, vranësirat dhe reshjet e shiut pritet të mbizotërojnë vendin tonë në javën që vjen dhe përtej saj.

Ndërsa koha e kthjellët në këtë periudhë pritet të shfaqen në intervale të shkurta disa orëshe, por jo më gjatë se një ditë.

Sipas sinoptikanlve dita e nesërme, ptiet të jetë me reshje mesatare dhe intensive në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Reshjet pritet të ndërpriten ditën e martë, dhe të rikthehen në mesjavë duke mbetur prezente deri në mesin e muajit.

Temperaturat nuk pritet të ndryshojnë ndjeshëm gjatë 10-ditëshit të parë të muajit, por një dimër i vogël na pret nga mesi i muajit nëntor.