Nënshtetësia greke, lehtësira për emigrantët shqiptarë: Çfarë duhet të dini

1439
0

Pritet që së shpejti, komisionet e parlamentit grek të miratojnë disa ndryshime në ligjin për emigracionin e nënshtetësinë, çka do të sjellë një sërë lehtësirash për emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi.

Projektligji i ri që tashmë është marrë në shqyrtim nga pala helene, synon që aplikimi për nënshtetësi greke të kryhet në momentin që shtetasi shqiptar të ketë mbi 10 vite qëndrim në Greqi, me çfarëdolloj leje qëndrimi.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Fatos Malaj, ndërmjetës kulturor pranë Drejtorisë të Emigracionit, njëkohësisht drejtues i organizatës Përkrahje-Arogji, tregon se firmosjen e marrëveshjes bilaterale me Greqinë, në mënyrë që të njihen periudhat kontributive nga të dyja shtetet, e shikon si diçka shumë të vështirë, për shkak të krizës ekonomike që po kalon shteti helen.

Më tej Malaj bën me dije se është propozuar që të gjithë individët që kanë mbushur moshën 65 vjeç, të mos kalojnë më në komision për të marrë nënshtetësinë greke.

Çfarë u diskutua në konferencën “Diskutim i hapur për çështjet e emigracionit dhe nënshtetësisë në Greqi”?
Takimi ishte një diskutim-panel mbi ndryshimet që priten në ligjin për emigracionin dhe nënshtetësinë, ndryshime që do të prekin emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e do të krijojnë lehtësira për ta. Ky takim ishte shumë frytdhënës pasi u diskutua mbi shumë ndryshime nga të cilat do të përfitojnë shqiptarët. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Miltiadhis Klapas, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Emigracionit; Llambros Baltsiotis, sekretar i posaçëm për nënshtetësinë në Ministrinë e Punëve të Brendshme; Ilias Hronopulos, drejtor i drejtorisë së shtetasve të huaj dhe emigracionit në Athinë; Dhimitris Siamatras, drejtor i drejtorisë së gjendjes civile në administratën e decentralizuar të Atikës etj.

Cilat janë disa prej lehtësirave që do të kenë emigrantët pas miratimit të projektligjit nga parlamenti helen?
Për sa i përket çështjes së nënshtetësisë, brezi i parë që përfshin të gjithë individët që nuk e kanë mbaruar shkollën në Greqi, deri më tani nuk mundej të aplikonin për nënshtetësi me çfarëdolloj leje qëndrimi, por kishin të drejtë të aplikonin vetëm personat që dispononin lejen europiane. Ndërsa tani, mjafton që të kenë vetëm 12 vite të njohura ligjërisht në Greqi e lejen e qëndrimit në mënyrë që të aplikojnë për nënshtetësi. Pas shqyrtimit ne shpresojmë që të arrihet që nënshtetësia të jepet me dy vite më pak qëndrim të ligjshëm në shtetin helen, pra vetëm 10 vjet. Gjithashtu, në projektligjin që kemi dërguar në parlament, përveç pikave të sipërpërmendura, kemi kërkuar që të gjithë individët që kanë mbushur moshën 65 vjeç, të mos kalojnë më në komision për të marrë nënshtetësinë.

Po personat që përfundojnë arsimin e lartë në Greqi, a kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi?
Për brezin e dytë, pra për fëmijët shqiptarë, ka një nen në kushtetutën greke që parashikon që të gjithë ata që kanë dhënë provimet e maturës e pasi përfundojnë dhe arsimin e lartë, iu lind e drejta për të aplikuar për nënshtetësi greke. Por vlen të theksoj se kjo vlente vetëm për ata që përfundonin arsimin e lartë në një institucion shtetëror. Ndërsa tani me ndryshimet e propozimet e reja, kërkojmë që të lejohen të aplikojnë për nënshtetësi edhe personat që përfundojnë arsimin në institucione të larta private.

A mendoni se do të nënshkruhet marrëveshja bilaterale mes Greqisë dhe Shqipërisë, pra të njihen periudhat e kontributeve nga të dyja shtetet?
Firmosjen e marrëveshjes bilaterale me Greqinë, në mënyrë që të njihen periudhat kontributive nga të dyja shtetet, unë e shikoj si diçka shumë të vështirë. Të dyja palët janë në diskutime, por e shoh të vështirë pasi në momentin që nënshkruhet një marrëveshje e tillë do të kalojë “blackout” gjithë ana ekonomike e Greqisë, duke qenë se vazhdon të jetë në krizë ekonomike.

Aktualisht, cilat janë kriteret që duhet të plotësojë individi për të marrë pension nga Greqia?
Për të përfituar pension nga shteti grek, emigrantët shqiptarë duhet të plotësojnë minimumi 4500 ditë pune të rregullta, me kontribute, pra mbi 12 vjet. Të interesuarit duhet të dorëzojnë vërtetimin apo librezën e sigurimeve shoqërore si dokument për të aplikuar si dhe të kenë mbushur moshën mbi 65 vjeç (ata që kanë kryer punë me vështirësi) apo mbi 67 vjeç (punët normale). Pensionin e përfitojnë si emigrantët që vazhdojnë të jetojnë në Greqi, si ata që riatdhesohen në Shqipëri.

A do të ketë ndonjë lehtësim për sa i përket vërtetimeve të shumta që duhet të dorëzojnë emigrantët shqiptarë për lejet e qëndrimit?
Të gjithë ata që qëndrojnë në Greqi për arsye të veçanta, e që deklarojnë që kanë 7 vite qëndrim në këtë shtet, deri më tani duhet të dorëzonin çdo vit vërtetime. Tani me projektligjin e propozuar, pritet të ndryshojë dhe mjafton vetëm që të vërtetojë që jeton në Greqi, pa pasur nevoja të paraqesë një sërë vërtetimesh.

Si do të veprohet me fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi, që u janë shfaqur probleme me emrat?
Të gjithë fëmijët që kanë lindur në Greqi e u janë shfaqur probleme me emrat, deri më tani duhet të hapnin një proces gjyqësor për t’i dhënë zgjidhje situatës. Ndërsa tani, pas propozimeve, pritet që kjo të marrë zgjidhje vetëm me një urdhëresë nga kryetari i bashkisë së zonës.

Kur pritet që të bëhen këto ndryshime në ligjin për emigracionin dhe nënshtetësinë?
Projektligji është dërguar për shqyrtim në komisionet e parlamentit grek dhe pritet që të miratohen e të hyjnë në fuqi