Nënë e bijë i shkojnë tek dera e shtëpisë për ndihmë, deputeti shqiptar bën gjesin e madh

2722
0

Deputeti shqiptar dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri është i njohur për shpirtin e tij të madh duke i ardhur në ndihmë shumë njerëzve në nevojë. Atij i kanë shkuar tek dera shtëpisë një nënë dhe vajza e saj e vogël.

Labinoti tregoi se ato kërkuan t’ia paguante qeranë për një muaj pasi nëna nuk kishte mundësi ta bënte atë gjë. Por ai ka bërë një gjest human duke i thënë se nuk do ta paguaj nj por por 10 muaj qera bashkë me fondacionin e tij. Deputeti publikoi edhe një video ku shfaqet nëna me vajzën e saj tek porta.

“Kjo nanë me këtë vajzë nga Suhareka, ka dy ditë që vjen tek shtëpia ime! Videon e ka realizuar djali im Eltoni qysh në mëngjes! Kjo nanë ka kërkuar që të i’a paguaj qeranë, por nuk ka lënë emrin e saj! Njëri rast nga shumë raste të ndryshme të cilët rrethojnë shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve bujar! Për ta kaluar dimrin me vajzën, i thoni se do të ia paguaj qeranë ose dikush atje nga Suhareka nëse e takoni apo e njihni le ta merr përsiper dikush që mos të mbetet jashtë baneses. Për 10 muaj pages, jam i gatshëm nga Fondacioni i përbashkët me popullin që kam, të ia paguaj qeranë! Jashte Kuvendit, me mision për të i ndaluar lotët e nanave, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”, shkruan Labinoti.